Telegrafi

Manchester United gati listën me gjashtë mesfushorë, dy nga ta do të blihen nga Jose Mourinho

Jose Mourinho është duke tentuar që ta sjell identitetin e tij në mesfushën e Manchester Unitedit. 

Me humbjen e Michael Carrick, që është drejt pensionimit dhe do t’i bashkohet stafit të trajnerëve, klubi pritet ta largojë edhe Marouane Fellaini.

Mourinho me blerjen e Nemanja Matic ka arritur të krijojë konkurrencë për Paul Pogba dhe Juan Matan, por skaudrës i duhen edhe dy mesfushorë.

Ander Herrera dhe i riu McTominay Scott, kanë pasur minuta, por klubi kërkon lojtarë më me emër.

Sportsmail ka bërë një listë prej disa mesfushorësh që mund të kalojnë te gjiganti anglez dhe pëlqehen nga Mourinho.

Lexo po ashtu Lukaku kërkon ndeshje yjesh mes lojtarëve të Ligës Premier – Por nëse do luanin Jugu kundër Veriut, ai dhe Pogba nuk do të kishin vend as në 18-she (Foto)

Vendi i dytë në kampionati dhe me pak gjasa për titull, ka bërë që klubi të mendojë për kampionatin e ardhshëm.

United mbetet në garë në Ligën e Kampionëve me gjasa të mëdha për të kaluar në çerekfinale.

Më poshtë e gjeni listën prej gjashtë mesfushorësh që mund ta përforcojnë Unietdin, ndërsa pritet të zgjedhen dy.  /Telegrafi/

Jean Michael Seri

Klubi aktual: Nice

Çmimi: 40 milionë euro

Sergej Milinkovic Savic

Klubi aktual: Lazio

Çmimi: 90 milionë euro

Jorginho

Klubi aktual: Napoli

Çmimi: 40 milionë euro  

Toni Kroos

Klubi aktual: Real Madrid

Çmimi: 40 milionë euro

Victor Wanyama

Klubi aktual: Tottenham

Çmimi: 45 milionë euro

Willian

Klubi aktual: Chelsea

Çmimi: 45 milionë euro