Telegrafi

Manchester United fiton ndaj Reading, Casemiro shkëlqen me dy gola

Manchester United ka shënuar fitore ndaj Reading me rezultat 3-1 për të kaluar në 1/8 e FA Cup.

Pjesa e parë edhe përkundër rasteve nuk solli gola, pasi ishte edhe VAR që anuloi një të tillë të shënuar nga Marcus Rashford.

Me të filluar pjesa e dytë Manchester United gjeti golin e epërsisë, kur shënoi Casemiro për 1-0.

Sërish pas këtër minutash ishte Casemiro që shënoi për 2-0.

United siguroi fitoren në minutën e 67-të, kur Fred shënoi për 3-0, ndërsa pak minuta më herët Andy Carol u largua nga loja me karton të kuq.

Krejt çka bëri Reading ishte një gol i shënuar nga Amadou Salif Mbengue për 3-1.

Deri në fund nuk kishte më gola të tjerë dhe Manchester United kaloi tutje. /Telegrafi/