Site icon Telegrafi

Manchester United fillon bisedimet për transferimin e Marco Asensios

Marco Asensio po i kalon ditët e tij të fundit si një futbollist i Real Madridit.

Largimi i sulmuesit anësorë nga kryeqyteti spanjoll duket i pashmangshëm, pasi ai nuk ka qenë një titullar fiks nën urdhrat e Carlo Ancelottit.

26-vjeçari ka zhvilluar 42 ndeshje zyrtare në të gjitha garat për Los Blancos ku ka shënuar 12 gola e ka asistuar në dy të tjerë.

Sky Sport ka raportuar se Manchester United ka nisur tanimë kontaktet e para me agjentët e futbollistit, pasi duan ta transferojnë në Old Traford.

Lojtari i ka dhënë dritën e gjelbër agjentëve të bisedojnë me gjigantin anglez pasi ka vendosur të largohet këtë verë nga Santiago Bernabeu.

Erik Ten Hag e pëlqen shumë spanjollin dhe dëshiron të punojë me të në Old Traford nga edicioni i ardhshëm.

Nga ana tjetër në Madrid janë të gatshëm ta lejojnë largimin e yllit të repartit ofensivë, por duan të fitojnë së paku 50 milionë euro. /Telegrafi

Exit mobile version