Manchester United vazhdon të planifikojë transferime të reja për afatin kalimtar veror.
Djajtë e Kuq janë të fiksuar pas futbollistëve të Wolverhampton Wanderers, pasi tani në listën e tyre është sulmuesi portugez Diogo Jota.
23-vjeçari ka shënuar 14 gola dhe ka bërë pesë asistime në 33 ndeshjet e këtij edicioni në të gjitha garat për Wolves.
Së fundmi Jota realizoi het-trik në duel ndaj Espanyolit në Ligën e Evropës dhe dy gola të tjerë në Ligën Premier ndaj Norwich, duke forcuar edhe më shumë interesimin e United.
Mediat angleze kanë raportuar se Djajtë e Kuq janë gati të shpenzojnë 50 milionë euro për afrimin e sulmuesit.
Jota iu bashkua Wolverhamptonit në verën e vitit 2017 nga Atletico Madrid si huazim, ndërsa një vit më vonë klubi anglez shpenzoi 14 milionë euro për afrimin e tij.
Përveç Diogo Jotas, United është i interesuar edhe për dyshen e Wolvesit, Raul Jimenez dhe Ruben Neves. /Telegrafi/