Manchester United thuhet se do të kërkojë yllin e Juventusit, Federico Chiesan, në janar për të zëvendësuar Jadon Sanchon.
Sipas Calciomercato, Djajtë e Kuq tashmë kanë punuar një plan për të hequr qafe ish-anësorin e Borussia Dortmundit, me Chiesa që kryeson listën e tyre të ngushtë dhe vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Bianconerët.
Chiesa aktualisht fiton 100 mijë euro në javë me një kontratë që skadon në 2025.
Ai është rikthyer këtë sezon dhe ka kontribuar me katër gola dhe një asist në gjashtë ndeshjet e tij të para, gjë që e ka shtyrë Man Unitedin që t’i kushtojë vëmendje.
Megjithatë, Juventusi mbetet këmbëngulës për ta mbajtur atë dhe besohet se në javët në vijim janë planifikuar të zhvillohen takime me agjentin e tij, Fali Ramadani, në lidhje me një zgjatje të mundshme. /Telegrafi/