Manchester United e ka nisur me fitore edicionin e ri të Ligës Premier, duke e mposhtur Leicester Cityn me rezultat 2-1.
Ndeshja nisi në mënyrën më të mirë për Djajtë e Kuq që fituan penallti që në minutën e dytë.
Nga pika e bardhë i sigurt u tregua Paul Pogba që arriti ta mposht portieri Kasper Schmeichel.
Mysafirë e Leicester u kundërpërgjijën me blerjen e re James Maddison, i cili gjuan bukur, por edhe më bukur pret David de Gea.
Alexis Sanchez kishte rast shumë të mirë në minutën e 40-të, por gjuajtja e tij me kokë shkoi pak mbi portë.
Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta doli të jetë pak më interesante.
Liecester provoi për 15 minuta të krijojë pasi kishte volum loje, por United ishte i vendosur mirë.
Juan Manuel Mata nga një kundërzbritje kishte rast të mirë, por që topi shkoi afër shtyllës, pas një devijimi.
Rastin më të mirë për Leicesterin e kishte Kelechi Iheanacho që gjuajti bukur, po David de Gea ishte në vend.
Me tu futur në lojë Romelu Lukaku kishte rast të mirë në minutën e 73-të. Pasim i bukur nga Sanchez dhe i vetëm me portier ai nuk shënon, pasi pritja e Schmeichel ishte e jashtëzakonshme.
Unitet golin e qetësisë e gjeti në minutën e 83-të, kur Juan Manuel Mata pason bukur te Luke Shaw, i cili shënoi për 2-0.
Goli i bukur i anglezit që doli të jetë i pari në karrierë si senior.
Jamie Vardy ishte ai që shënoi golin e shpresës për dhelprat në minutën e dytë të kohës shtesë.
Nisje shumë e mirë e Manchester United që ndeshjen e radhës e zhvillon ndaj Brighton. /Telegrafi/
Pogba Goal Video.#MUNLEI pic.twitter.com/EJl304Z8pS
— Bhavya Jogani ψ (@Bhavya_MUFC) August 10, 2018
https://twitter.com/UtdAxel/status/1028020717948948487
https://twitter.com/MOHAMEDSALAHKI5/status/1028020917560111105