Raphael Varane sipas të gjitha gjasave do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi francez është pjesë e Los Blancos që 10 vite dhe ka paralajmëruar muaj më parë se po luan sezonin e fundit te Reali.
Shumë skuadra janë vënë pas tij, pasi Varane cilësohet si njëri nga mbrojtësit më të mirë në Evropë.
Megjithatë e ardhmja e tij duket në elitën e futbollit anglez, Ligën Premier.
Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenal janë skuadrat angleze që duan shërbimet e tij.
Mediat në Angli kanë raportuar se Djajtë e Kuq e kanë prioritet transferimin e francezit për sezonin e ri.
Kampioni i shumëfishtë i Anglisë është gati të shpenzojë shumën e kërkuar nga Reali prej 70 milionë euro për transferimin e Varanes në Old Traford.
Skuadrat tjera të interesuara për mbrojtësin mbeten edhe Paris Saint Germain dhe Bayern Munich.
Djajtë e Kuq duhet ta bindin francezin me një kontratë të mirë, pasi shuma prej 70 milionë eurove e kërkuar nga Real Madridi besohet se mund të paguhet nga të gjitha skuadrat e interesuara për mbrojtësin. /Telegrafi/