Manchester United dhe Tottenham, kanë filluar bisedimet për Harry Kane.
Sulmuesi 23 vjeçar ka treguar formë të lartë në tri vitet e fundit në Ligën Premier.
Paraqitjet e tij në White Hart Lane kanë bërë që ‘Djajtë e Kuq’ dhe Jose Mourinho të vihen pas tij.
ESPN shkuan se Mourinho e sheh si zëvendësues të Zlatan Ibrahimovic dhe një lojtarë që mund të luajë për shumë vite.
Kane së bashku me Antoine Griezmann, do të krijonin një dyshe të fortë, pasi edhe francezi është lojtar që pëlqehet nga United. /Telegrafi/