Site icon Telegrafi

Manchester United me dy objektiva për verë, Cancelo dhe Koulibaly

Joao Cancelo (Foto by Paolo Bruno/Getty Images/Guliver)

Manchester United është duke u munduar që të transferoj lojtar nga Serie A për të përmirësuar opsionet e tyre mbrojtëse për sezonin e ardhshëm.

E përditshmja italiane TMW shkruan sot se Djajtë e Kuq tashmë kanë vendosur dy objektivat e para për afatin kalimtar të verës.

Një ndër ta është futbollisti i Juventusit, Joao Cancelo, i cili vlerësohet 60 milionë euro, vështirë se do të largohet prej kampionëve italian.

Kalidou Koulibaly (Foto by Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Lojtari tjetër që po ju intereson anglezëve është qendër mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly, i cili tani ka një çmim prej 110 milionë eurove.

Madje, skautët e klubit ishin prezent gjatë fundjavës në San Paolo për të ndjekur për së afërmi ndeshjen mes Juventusit dhe Napolit.

Gjigantët e Ligës Premier dështuan me një ofertë për Koulibaly gjatë Krishtlindjeve, por nuk kanë hequr dorë prej lojtarit.

Ndryshe, United aktualisht është në pozitën e katërt të renditjes tabelore të Ligës Premier. /Telegrafi/

Exit mobile version