Frenike De Jong, po kërkohet nga klubet angleze, pasi përveç Manchester Unitedit, në garë ka hyrë edhe Chelsea.
Sipas mediave spanjolle, klubi anglez është gati të paguajë plot 80 milionë euro për kartonin e mesfushorit, me qëllim që ta marr në “Stamford Bridge” verën e ardhshme.
Një shifër që do ta joshte Barcelonën, pasi katalanët po kalojnë vështirësi ekonomike dhe 80 milionë do t’u mjaftonin për të rregulluar situatën dhe investuar sërish në afatin kalimtar.
Për më tepër, De Jong nuk shihet si lojtar shumë i rëndësishëm nga trajneri Xavi.
Barcelona tani është në pritje të kundërpërgjigjes së Manchester United, pasi trajneri i tyre Eric Ten Hag e ka bërë të qartë se e dëshiron me çdo kusht holandezin verën e ardhshme.
Frenkie De Jong ishte shumë pranë largimit nga Barcelona edhe verën e kaluar, por Xavi bllokoi transferimin e tij te Manchester United.
Nëse shitet De Jong, atëherë Barcelona do të tentojë Marselo Brozovicin i Interit, pasi kroati shihet si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets./Telegrafi/