Manchester Unitedi dhe Liverpooli janë futur në garë për yllin e ri të Borussia Dortmund, Christian Pulisic.
Sipas Independent, Pulisic është kthyer në një objektiv kryesor për klubin nga Old Trafford.
Kryesia e klubit të Manchester United, tashëm ka filluar lëvijzet.
Nëse amerikani do të vinte në United, do të ishte edhe një vlerë e lartë komerciale në SHBA.
Liverpooli po ashtu janë në kërkim të lojtarit që pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.
Trajneri i pëlqen shumë që nga koha e Borussia Dortmund.
Për ta marr amerikanin mësohet se United do ta përdorë ‘kartën’ e Henrikh Mkhitaryan.
Armeni po e kërkon largimin nga ‘Djajtë e Kuqtë’, pas dy vitesh në këtë klub. /Telegrafi/