Site icon Telegrafi

Manchester United dhe Chelsea e duan me çdo kusht Marash Kumbullën

Manchester United dhe Chelsea janë në betejë për të nënshkruar me mbrojtësin e Hellas Verona, shqiptarin Marash Kumbulla.

20 vjeçari shqiptar është një nga lojtarët më të përfolur në të gjithë Evropën pas shfaqjeve të tij të jashtëzakonshme këtë sezon.

Kumbulla, një mbrojtës qendror i mrekullueshëm, ka shijuar një sezon duke u rritur në Serie A, pasi ka bërë 18 paraqitje në kampionat, shkruan The Sun.

Verona e di se interesi për nënshkrimin e tij është i përhapur dhe kanë vënë një cmim prej 25 milionë euro.

Përveç klubeve në Itali, tashmë janë futur në luftë fuqishëm edhe dy klube të Ligës Premier, si Manchester United dhe Chelsea.

Kumbulla ka qenë një pjesë thelbësore e sezonit mbresëlënës të Verona që kanë pranuar vetëm 26 gola në 25 ndeshje.

Të dy Ole Gunnar Solskjaer dhe Frank Lampard dëshirojnë të nënshkruajnë me mbrojtësin e ri qendror gjatë verës. /Telegrafi/

Exit mobile version