Telegrafi

Manchester United dhe Bayern Munich pas mbrojtësit Axel Disasi

Monaco mund të mbetet pa një tjetër titullar shumë të rëndësishëm pas largimit të Benoit Badiashile në drejtim të Chelseat.

Qendërmbrojtësi tjetër francez, Axel Disasi është lojtari i radhës që mund të largohet nga Monaco gjatë janarit, pasi tanimë dy gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Manchester United janë vënë pas tij.

24-vjeçari ka dy vite që shkëlqen me fanellën e Monacos, derisa mori pjesë edhe në Kampionatin Botërin me Përfaqësuesen e Francës.

Ai këtë edicion ka pasur paraqitje shumë të mira me bardhekuqtë ku në 25 ndeshje zyrtare ka shënuar edhe tre gola e ka asistuar në katër të tjerë.

RMC Sport ka raportuar se Bayern Munich dhe Manchester United janë vënë në ndjekje të francezit të ri dhe duan transferimin e tij.

Monaco e kishte transferuar Disasin për 13 milionë euro, teksa për ta lënë tani të lirë synon të përfitojë 50 milionë euro nga largimi i tij. /Telegrafi/