Telegrafi

Manchester United dhe Barcelona në ndjekje të mbrojtësit Vanderson

Afati kalimtar dimëror për futbollistë starton në janar, por klubet muaj më herët kanë filluar të mendojnë për përforcime.

Manchester United dhe Barcelona janë në kërkim të një mbrojtësi të djathtë dhe të dy klubet e mëdha kanë të njëjtin objektiv.

Mbrojtësi i djathtë brazilian, Vanderson po kalon formë shumë të mirë me Monacon dhe ka zgjuar interesimin e dy klubeve të mëdha evropiane.

Vanderson u bashkua me Monacon vitin e kaluar nga Gremio për 11 milionë euro, por pas paraqitjeve të mira vlera e tij është dyfishuar.

Braziliani ka zhvilluar 41 ndeshje në total me Monacon ku ka shënuar dy gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

L’Equipe ka raportuar se skautë të dy gjigantëve evropianë Barcelonës dhe Manchester United e kanë përcjellë në disa ndeshje brazilianin.

21-vjeçari thuhet se është i gatshëm të bëj një hap para në karrierë për të nënshkruar me katalunasit ose Djajtë e Kuq.

Monaco mund ta lejoj largimin e yllit të mbrojtjes vetëm nëse arrin në klub një ofertë mbi 25 milionë euro, në të kundërt Vanderson mbetet në Stade Louis II. /Telegrafi/