Telegrafi

Manchester United bën ofertë zyrtare për Sofyan Amrabat

Sofyan Amrabat vazhdon të ketë të paqartë të ardhmen e tij, pasi ka vendosur të largohet nga Fiorentina gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori i Fiorentinës ka përfunduar në listën e dëshirave të Manchester United dhe anglezët kanë bërë ofertën e parë në zyrat e klubit italian.

Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 15 milionë euro, shumë që ende nuk e ka bindur Fiorentinën të heqë dorë nga ylli maroken.

Lexo po ashtu Amrabat shpreson në ofertat zyrtare të Unitedit dhe Atleticos

Shumën e njëjtë e ka ofruar edhe skuadra arabe Al-Ahli, derisa Amrabat është i gatshëm të largohet pasi do të fitonte pagë shumë më të lartë se sa ajo aktualja.

26-vjeçari ka kontratë me Fiorentinën deri në verën e vitit 2024 dhe nuk ka pranuar vazhdimin e saj.

Lexo po ashtu Jurgen Klopp zhvilloi takim sekret me shënjestrën e Manchester United

Kësisoj klubi italian duhet ta shesë atë gjatë kësaj vere në mënyrë që mos ta humbas me parametra zero pas një viti.

Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e marokenit i cili e ka ndarë mendjen për të bërë një hap para në karrierën e tij. /Telegrafi/