Manchester United dhe Real Madrid janë në luftë me oferta për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland.
Sulmuesi norvegjez ka shënuar 40 gola në këtë edicion për RB Salzburgun dhe Borussia Dortmundin.
Haaland ka shënuar 12 gola në vetëm shtatë ndeshje si stuartues për klubin gjerman.
Pas ndeshjeve të mira së fundmi në garë është futur edhe Manchester United.
Los Blancos janë në kërkim të një sulmuesi të ri, pasi Karim Benzema nuk po jep atë që pritet.
Real Madridi do të provojë të ofrojë njërin nga Mariano Diaz ose Luka Jovic për tu ofruar te ai.
Sipas Marca klauzola e Haaland në Dortmund është 75 milionë euro. /Telegrafi/