Telegrafi

Manchester City vazhdon intersimin për Felix

Joao Felix (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Manchester City është i interesuar në transferimin e talentit të Benficas, Joao Felix

Skuadra angleze është e interesuar në transferimin e talentit portugez në afatin kalimtar të verës.

Manchester City tashmë ka bërë kontaktet e para me portugezët dhe agjentin e lojtarit, gjersa duhet të paguajnë 120 milionë euro për transferimin e tij, raporton Sky Sport.

Futbollisti 19-vjeçar është gjithashtu në radarin e Juventusit e Real Madridit gjersa skuadra portugeze është e gatshme ta shet atë, vetëm nëse merr shumën e majme.

Së fundmi në garë për transferimin e Felix është futur edhe Manchester United, gjersa në verë do të zhvillohet një garë e nxehtë për lojtarin. /Telegrafi/