Site icon Telegrafi

Manchester City tashmë po përgatitet për sezonin e ardhshëm

Pep Guardiola (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Pep Guardiola ka lënë të kuptohet se Manchester City është duke u fokusuar në përgatitjet për sezonin e ardhshëm, pasi ka mbetur jashtë garës për titullin e Ligës Premier.

Strategu spanjoll e regjistroi fitoren e 100-të me skuadrën e tij të dielën ndaj Sheffield Unitedit, mirëpo ndodhet shumë prapa Liverpoolit (14 pikë) në tabelë.

Lexo po ashtu Guardiola thyen rekordin e Mourinhos në Ligën Premier

Meqë diferenca është kaq e madhe, Guardiola e ka pranuar se City nuk është më konkurrent real për titull (të cilin e kanë fituar në dy sezonet e fundit), prandaj ai po mendon për edicionin 2020/2021.

Jose Mourinho dhe Pep Guardiola (Foto: Laurence Griffiths/Getty Images/Guliver)

“Jo. Është joreale të mendojmë për të (titullin)”, ka thënë spanjolli kur është pyetur se a mund ta arrijë skuadra e tij Liverpoolin.

“Një skuadër që i ka numrat e Liverpoolit, pse duhet të mendojmë për të? Duhet thjesht të përgatitemi, të luajmë mirë dhe më mirë, në mënyrë që të jemi sa më afër kreut që mundemi, të përgatitemi për fazat e eliminimit direkt të garave dhe për sezonin e ardhshëm”, ka shtuar Guardiola në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Exit mobile version