Manchester City që e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Borussia Moenchengladbach me rezultat 2-0, të njëjtë gjë është duke e bërë edhe në ndeshjen e dytë.
Ndeshja që o zhvillohet në terren neutral në ‘Puscas Arena’ u takoi anglezëve.
Në minutën e 7-të Phil Foden tentoi i pari, por që nuk arriti të shënojë.
Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli. Riyad Mahrez asistoi te Kevin de Bruyne që shënoi për 1-0 në minutën e 12-të.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371918356866084865
Pas gjashtë minutash Ilkay Gundogan shënoi për 2-0, duke bërë që kjo ndeshje të mos ketë më dyshime.
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1371919458810404871
Manchester City pas pjesës së parë po udhëheq me rezultat të përgjithshëm 4-0. /Telegrafi/