Manchester City thuhet se po i bënë presion Interit për Stefano Sensin.
Mesfushori italian që u transferua në formë huazimi te Nerazzurët në verën që shkoi nga Sassuolo, po tregon formë të lartë në Giuseppe Meazza.
Kjo formë e tij ka bërë që të marrë vëmendjen edhe të Pep Guardiolas që e dëshiron te Manchester Cityt.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, 24-vjeçari është bërë prioritet i skuadrës angleze dhe duan që në janar ta transferojnë atë.
Citizens mund të të ofrojnë një shumë të madhe te Sassuolo dhe t’i prishin punë Interit për transferimin permanent të Sensit.
Antonio Conte thuhet se nuk dëshiron ta lëshojë shansin e transferimit të mesfushorit, andaj i ka kërkuar Beppe Marottas që ta mbyllë sa më parë transferimin e tij. /Telegrafi/