Telegrafi

Manchester City pyet Barcelonën për Busquetsin

Manchester City e ka pyetur Barcelonën për mesfushorin Sergio Busquets.

Fituesi i Kupës së Botës e Spanjën dhe të gjithë trofeve të mundshëm me Barcelonën e ka kaluar të gjithë karrierën e tij te Barcelona.

Ai nivelet e larta e arriti nën drejtimin e Pep Guardiolas kur ky i fundit e udhëhiqte Barcelonën.

Guardiola që aktualisht është pjesë e Manchester Cityt, e do lojtarin edhe në klubin e tij të ri.

Sipas Onda Cero anglezët kanë pyetur edhe klubin katalunas për transferimin e lojtarit.

Ende nuk dihet përgjigja e Barcelonës, por me situatën aktuale klubi duhet se nuk do të privohet nga yjet kryesor. /Telegrafi/