Telegrafi

Manchester City planifikon transferimin e Umtitit nga Barcelona

Samuel Umtitit mund të largohet nga Barcelona qysh në afatin kalimtar të janarit.

Mbrojtësi francez nuk po luan rregullisht te skuadra katalunase, andaj në këtë dimër pritet të provojë një aventurë të re.

Umtiti ka zgjuar interesimin e një numri të madh të skuadrave dhe në mesin e tyre është edhe Manchester City.

Sipas L’Equipes, Cititzens kanë filluar bisedimet e me Barcelonën dhe agjentin e lojtarit për ta realizuar transferimin e tij qysh në këtë afat që po vije.

Lexo po ashtu Umtiti po lufton për karrierën e tij te Barcelona

Pep Guardiola bëri të ditur se në janar nuk planifikon të shpenzojë para, por në fazën defanzive qëndrojnë keq.

Humbjet e pësuar në këtë sezon vijnë pikërisht nga gabimet e fazës defanzive, andaj Umtiti duket se mund të kalojë në Etihad Stadium. /Telegrafi/