Telegrafi

Manchester City planifikon transferimin e De Jong

Manchester City është tejet i interesuar në transferimin e Frenkie de Jong nga Barcelona në fund të këtij edicioni.

Sipas asaj që raporton Calciomercato, Pep Guardiola është i dashuruar në lojën e holandezit dhe do të tentojë transferimin e tij.

Por, City nuk e ka të lehtë ta transferojë De Jogun, pasi në garë raportohet të jetë edhe Bayern Munichu.

Holandezi kaloi në Camp Nou në vitin 2019 nga Ajaxi, e që ka arritur të përshtatet shpejt në filozofinë e lojës së katalunasve.

Por, kriza që ka kapluar klubin, mund të bëjë që ai të largohet nga Blaugranasit dhe Manchester City po i fërkon duart.

Kampioni i Ligës Premier mund të bëjë çmendurinë duke ofruar një shumë të maje dhe Barcelona që është në krizë financiare, mund ta pranojë atë. /Telegrafi/