Telegrafi

Manchester City planifikon transferimin e Busquetsit

Manchester City ka rikthyer interesimin për Sergio Busquetsin dhe po tenton ta transferojë nga Barcelona.

Citizens duan që të shtojnë më shumë përvojë në mesfushën e tyre dhe spanjolli është ideali për ta.

Edhe pse në moshë të shtyrë, Pep Guardiola beson se ish-lojtari i tij mund t’i ndihmojë në lavdinë e Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që raporton El Nacional, Manchester City tashmë ka hapur bisedimet me përfaqësuesit e tij që ta transferojë në janar.

Por, Barcelona vështirë se e lëshon atë në afatin e dimrit, e që kampioni i Ligës Premier mund të pres deri në verë.

Kontrata e Busquets skadon në vitin 2023 dhe një largim nga Camp Nou mund të ndodhë. /Telegrafi/