Manchester City janë duke planifikuar një ofertë në vlerë prej 85 milionë eurove për Iscon.
Spanjolli e kishte refuzuar dy herë Cityn, por siç duket është e shkuar që ai të luajë nën udhëheqjen e Pep Guardiolas.
Mesfushori ka qenë shumë i lidhur me klubin, edhe pse shumë shpesh nuk ka qenë zgjedhje e parë.
Por sipas raportimeve të fundit ai është i gatshëm ta lërë Santiago Bernabeu këtë verë.
Isco që ftohet te Spanja rregullisht, kërkon një klub ku do të ishte lojtar kryesor.
Për të në të kaluarën ka pasur interesim edhe nga Juventusi dhe Arsenali.
25 vjaçari është produkt i akademisë së Valencias, ndërsa që nga viti 2013 është pjesë e Real Madridit kur erdhi nga Malaga. /Telegrafi/