Kandidati për president të Barcelonës, Victor Font e ka paralajmëruar Manchester Cityn rreth të ardhmes së Lionel Messit.
Font i ka bërë me dije drejtorit gjeneral të Citizens, Ferran Soriano se argjentinasi nuk do të largohet nga Camp Nou.
“Unë tashmë i kam thënë atij (Ferran Sorianos) që të harrojnë Messin, të shikojnë alternativa të tjera për të fituar Ligën e Kampionëve”, ka thënë Font.
“Messi do të qëndrojë me ne dhe do të fitojë Ligën e Kampionëve. Messi është i yni”.
“Ne e kemi shijuar magjinë e tij për disa vite dhe koha e tij po përfundon, mirëpo ne duam të shijojmë ende lojën e tij dhe ai e di se ne e duam këtu”, ka shtuar më tej Font.
Messi mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë në verën e ardhshme, shkaku që kontrata i skadon dhe City po tenton të transferojë atë. /Telegrafi/