Manchester City e ka fituar Carabo Cup që ndryshe njihet si EFL Cup, duke triumfuar 2-1 në finale ndaj Aston Villës që u zhvillua në “Wembley Stadium”.
Citizens kaluan të parët në epërsi me golin e realizuar nga Sergio Aguero në minutën e 30-të, që u asistua nga Phil Foden.
Pas dhjetë minutash, City e dyfishoi rezultatin me anë të Rodrit, derisa Ilkay Gudogan dhuroi një asistim maestral.
Para se të përfundonte pjesa e parë, Aston Villa e ngushtoi rezultatin e skuadrës së Pep Guardiolës me golin e shënuar nga Mbwana Samata (41’), e që u asistua nga Anwar El-Ghazi.
Në 45 minutëshin e dytë, rastet nuk munguan, mirëpo të dy skuadrat nuk arritën t’i konkretizonin ato.
Aguero kishte shansin që lehtësisht të trefishonte epërsinë në minutën e 81-të, por goditja e tij përfundoi shumë pranë shtyllës vertikale.
Manchester City arriti që të fitonte këtë përballje, e që njëherësh është edhe trofeu i tyre i parë për këtë sezon. /Telegrafi/
https://twitter.com/gifGoals_/status/1234160313467113477
https://www.youtube.com/watch?v=fGqNWfmSeoA&ab_channel=KADRYMEDIA
https://www.youtube.com/watch?v=4NiwHzwThzA&ab_channel=45×45