Telegrafi

Manchester City mendon seriozisht për Lautaro Martinezin

Lautaro Martinez . (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Manchester City i janë bashkuar Barcelonës në garë për sulmuesin Lautaro Martinez, sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Gianluca Di Marzio.

Sulmuesi 22-vjeçar ka ndezur në partneritet me Romelu Lukaku këtë sezon, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë tri asistime në 19 ndeshje mes Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Barcelona nuk e ka diskutuar asnjëherë interesimin për sulmuesin, që e shohin si partnerin e duhur për Lionel Messin.

Tani Manchester City është futur në garë, sipas Sky Sport Italia dhe gazetarit Di Marzio, duke menduar që ta paguajnë edhe klauzolën e lirimit.

Ai ka një klauzolë që vlen 111 milionë euro, që është e vlefshme vetëm për disa javë në verë, por jo për klubet italiane.

Inter është në negociatat për kontratën e re me lojtarin, ku do të tentojnë që ta largojnë klauzolën e tij./Telegrafi/