Telegrafi

Manchester City ka tri opsione për mesfushën

Pep Guardiola është duke kërkuar transferimin e një mesfsuhori qendror për edicionin e ri.

Manchester City është në rrugë të mirë për ta fituar titullin e kampionit në Angli, por synon të përforcohet edhe më shumë për edicionin e ri.

Lideri aktual i Anglisë është në kërkim të një mesfushori qendror dhe ka tre emra në listën e tyre.

Mesfushori francez i Juventusit, Adrien Rabiot është në krye të listës së Pep Guardiolës.

I pëlqyer nga Pep mbetet edhe mesfushori italian Manuel Locatelli që po shkëlqen me Sassuolon në Serie A.

Ndërkohë emri i fundit në listë mbetet ai i zviceranit Denis Zakaria që ka bërë disa sezone fantastike me klubin gjerman Borussia Moenchegladbach.

Vlera e Rabiot është më e larta pasi francezi vlerësohet rreth 60 milionë euro nga Zonja e Vjetër.

Në anën tjetër Locatelli e Zakaria kanë një çmim të njejtë, pasi vlerësohen nga klubet e tyre nga 40 milionë euro.

Njëri nga lojtarët pritet t’i bashkohet Cityt për edicionin e ardhshëm, pasi që të tre pëlqehen shumë nga Pep Guardiola. /Telegrafi/