Manchester City ka fituar me rezultat të thellë 3-0 ndaj Fulhamit në ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të në Ligën Premier.
Qytetarët kanë vazhduar serinë pozitive, duke marrë një fitore më të lehtë sesa mendohej në udhëtim te Fulhami.
Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me lojë më të mirë të Cityt dhe raste më shumë të krijuara në tentim të golit.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk arriti ta tund rrjetën dhe skuadrat shkuan pa gola në pushimin mes dy pjesëve.
HALF-TIME | Goalless at the break…
⚪️ 0-0 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/oW9C6nFHZ5
— Manchester City (@ManCity) March 13, 2021
Në pjesën e dytë, City hyri edhe më fuqishëm dhe kësaj radhe arriti të shënojë tri gola të shpejt për të siguruar fitoren.
Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 47-të me anë të John Stones, i cili shënoi për 0-1, ndërsa Gabriel Jesus (56’) shënoi për 0-2.
Në minutën e 60-të në skenë doli edhe legjenda e klubit, Sergio Aguero që ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-3 dhe ky doli të ishte rezultati përfundimtar.
FULL-TIME | 3️⃣ points, 3️⃣ goals and a clean sheet!
⚪️ 0-3 🔷 #ManCity | https://t.co/axa0klD5re pic.twitter.com/xpDuujuOpG
— Manchester City (@ManCity) March 13, 2021
Pas kësaj fitore, City e sheh veten në pozitën e parë me 71 pikë apo 17 më shumë se Manchester Unitedi i dyti, ndërsa Fulhami zë vendin e 18-të me 26 pikë.
Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët luajnë në udhëtim te Leicester City, ndërsa Fulhami udhëton te Leeds Unitedi. /Telegrafi/
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370843548069814277
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370845942019153921
https://twitter.com/ElForastero1982/status/1370846892536557571