Atletico Madrid është vendosur të kompletojë nënshkrimin e Julian Alvarez, në atë që do të ishte një nënshkrim i madh për klubin spanjoll.
Do të ishte gjithashtu një shitje rekord e klubit për Manchester Cityn, i cili tashmë ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e argjentinasit.
Marca ka raportuar se Man City ka vendosur tre objektiva për ta zëvendësuar argjentinasin. Eberechi Eze i Crystal Palace është në krye të listës në këtë fazë, megjithëse nënshkrimi i ëndrrave të tyre është Rodrygo Goes.
Man City është i vetëdijshëm se Rodrygo do të ishte një nënshkrim shumë “i komplikuar”, duke pasur parasysh rëndësinë që ai ka në Real Madrid.
Sidoqoftë, afrimi i Kylian Mbappe në skuadrën e Carlo Ancelottit shihet si një hapësirë që ata mund ta shfrytëzojnë gjatë pjesës së mbetur të verës – dakordimi i kushteve personale shihet si pengesa më e madhe.
Real Madridi do të kërkonte gjithashtu një shumë të madhe, por duke marrë parasysh burimet që ka Man City, nuk ka gjasa që Rodrygo të jetë plotësisht jashtë rrezes së tyre.
Në të vërtetë, mund të mos jetë ideja më e keqe për të shitur Los Blancos, pasi tashmë kanë edhe Arda Guler dhe Brahim Diaz si zëvendësues të gatshëm. /Telegrafi/