Manchester City ka kaluar në epërsi ndaj Real Madridit me rezultat 1-0, në mesin e pjesës së parë.
Ndeshja e parë mes këtyre dy skuadrave ishte mbyllur baras 1-1.
Një dominim i jashtëzakonshëm i qytetarëve në fillim, ku Erling Haaland kishte dy raste me kokë, por në të dyja rastet në vend ishte Thibaut Courtois që bëri pritje të jashtëzakonshme.
Momenti i festës në Ethihad erdhi në minutën e 23-të, ku pas një aksioni shumë të bukur Manchester City kaloi në epërsi prej 1-0.
E esse passe do Kevin De Bruyne pro Bernardo Silva hein… pic.twitter.com/xTETstCtVw
— Nilsinho (@Nilsinho8) May 17, 2023
De Bruyne pasoi te Bernardo Silva i cili me një goditje të fuqishme brenda zonës shënoi golin e parë në ndeshje. /Telegrafi/