Telegrafi

Manchester City dëshiron të nënshkruajë me Messin që në janar, por Barcelona nuk është e gatshme ta lëshojë

Menaxhimi aktual që është me përgjegjësi të përkohshme te Barcelona, nuk është në gjendje të lejojë largimin e Lionel Messi në janar.

Me dorëheqjen e ish-presidentit, Josep Maria Bartomeu muajin e kaluar, drejtorët e pavarur kanë kompetenca të kufizuara dhe ato nuk mund të marrin vendime për transferime të mëdha.

Sidoqoftë, gazeta The Sun, shkruan se do të ketë një ofertë të propozuar rreth 55 deri 60 milionë euro nga Manchester City, për ta larguar argjentinasin nga Camp Nou.

Një mundësi që marrëveshja të arrihet më lehtë është edhe përdorimi i mbrojtësit dhe ish të diplomuarit nga akademia e Barcelonës, Eric Garcia, të cilin Blaugrana e ka identifikuar si një nga synimet e tyre të mëdha.

Ky transferim dhe të tjerë nuk do të mund të ndodhin para 24 janarit, kur do të mbahen zgjedhjet për president të ri të klubit.

Detyra e parë e drejtuesve është për të ulur pagat e futbollistëve dhe stafit tjetër – duke pasur parasysh kufizimet financiare të sjella nga pandemia e Coronavirusit.

Klubi kuptohet se u ka dërguar një propozim të gjithë stafit të tyre, të cilët pritet të japin përgjigjen e tyre të hënën, 23 nëntor. /Telegrafi/