Manchester City mësohet se ka arritur marrëveshje me Shakhtar Donetskun për mesfushorin Fred për vlerën e 44.5 milionë funteve.
U priste që City të nënshkruante me lojtarin në janar, por tashmë marrëveshja është arritur për kalimin e brazilianit në verë.
Qytetarët ishin në grup me ukrainasit, ku e panë nga afër talentin e lojtarit, për të nënshkruar pastaj me të.
Ish mesfushori i Arsenalit, Gilberto Silva, është agjent i lojtarit dhe mësohet si ai ka qenë iniciator për arritjen e marrëveshjes.
Pas afatit të janarit City vendosi që të arrijë marrëveshje me lojtarin, dhe të nënshkruajë që ta ketë gati për verë.
Pas e mbylli marrëveshjen për Aymeric Laporten, duke e paguar klauzolën e tij prej 57 milionë funteve, City kishte tentuar edhe Riyad Mahrezin dhe Fredin.
Megjithatë nuk arritën me asnjërin marrëveshje gjatë janarit. /Telegrafi/