Site icon Telegrafi

Mançevski: Urgjentisht të merren masa për ndotjen e ajrit

Nënkryetari i LSDM-së Damjan Mançevski, sot në një konferencë për shtyp kërkoi që urgjentisht të merren masa kundër ndotjes së ajrit, pasi siç tha, kanë kaluar 10 ditë që lejohet me ligj të thithet ajri i ndotur, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kërkojmë që menjëherë të merren masa për zvogëlimin e ndotjes së ajrit në Shkup. Mbrëmë në Shkup është matur niveli rekord i ndotjes së ajrit, gati 25 herë mbi nivelin e lejuar. Ndotja e ajrit ka zgjatur më shumë se 10 ditët e lejuara me ligj, pas të cilave pushteti duhet të ndërmarrin masa”, deklaroi Mançevski.

Mançevski gjithashtu propozoi disa masa që Qeveria e ardhshme sipas tij do t’i ndërmarrë, mes tyre edhe, gazifikimin e Shkupit, sigurimin e burimeve financiare për transport publik pa pagesë, subvencionimin e izolimit energjetik, të biçikletave dhe masa tjera./Telegrafi/

Exit mobile version