Site icon Telegrafi

Mançevski: Të rritet ndihma financiare ndaj rajoneve të përmbytura

Damjan Mançevski, nënkryetar i LSDM-së, përmes një konference bëri thirrje që ndihma shtetërore ndaj rajoneve të dëmtuara të rritet nga 30.000 denarë në 90.000 denarë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai konsideron se institucionet shtetërore kanë qenë konfuze dhe nuk i kanë respektuar procedurat dhe se nuk e kanë evakuuar popullatën.

Lexo po ashtu Këtu mund të lexoni dhe shikoni më shumë lajme rreth vërshimeve në Maqedoni (Foto/Video)

Përmes Mançevskit, LSDM-ja bëri thirrje edhe njëherë që të ndalohet ndërtimi i Rrotës panoramike që do të kushtojë 18 milion euro, pastaj të ndërpritet ndërtimi i kullës në Vodno, që do të kushtojë 12 milion euro, si edhe fasadat baroke në Shkup, që do të kushtojnë 5.7 milion euro.

Kjo parti kërkon që këto para të drejtohen te vendet e përmbytura./Telegrafi/

Exit mobile version