Telegrafi

Mançevski: Kryeministri vetë i zgjedh këshilltarët e tij

Ministri i Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se kryeministri personalisht i zgjedh këshilltarët e tij.

“Rastet nuk kanë të bëjnë me administratën, por këshilltarët e kryeministrit”, tha ministri, kur u pyetën në lidhje me listën e re për punësimin e 56 këshilltarëve në Qeverinë e Zaevit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Mançevski shtoi se numri i këshilltarëve ishte dukshëm më i ulët sesa më parë dhe disa prej tyre janë të angazhuar pa ndonjë kompensim financiar.

Ministri ka folur edhe rreth angazhimit të Xhezair Shqirit i njohur si “Komandant Hoxha” si këshilltar për çështje të sigurisë dhe të luftimit të ektremizmit, duke thënë se këtu nuk ka asgjë për t’u habitur.