Telegrafi

Mançevski: Ivanovi tenton me suspendimin e proceseve ta shpëtojë Gruevskin nga përgjegjësia

Nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski, i cili po merr pjesë në forumin rajonal për lidership në Sarajevë të Bosnjës, deklaroi se presidenti i shtetit Gjorge Ivanov, po tenton të suspendojë proceset demokratike dhe vullnetin e 700 mijë qytetarëve vetëm për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin nga përgjegjësia, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ajo që i ndodh Maqedonisë për momentin është rezultat i mungesës së integritetit. Shembull është kryerësi i detyrës, president i shtetit, Gjorge Ivanov, i cili po tenton të suspendojë proceset demokratike dhe vullnetin e qytetarëve vetëm për të shpëtuar nga përgjegësia Nikolla Gruevskin. Dhe një shembull tjetër e kemi Nikolla Gruevski, i cili për interesat e tij dëshiron ta thellojë krizën, por nuk do të lejojmë të bllokohen proceset demokratike dhe të shkelet vullneti i qytetarëve”, deklaroi Mançevski./Telegrafi/