Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe nënkryetari i LSDM-së, Damjan Mançevski në TV 24 ripërsëriti qëndrimin e partisë së tij se janë për zgjedhje në qershor.
Sipas Mançevskit, duhet të shfrytëzohet mundësia e parë për organizimin e zgjedhjeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Çfarë do të bëjmë nëse kemi intensitet më të madh të virusit. Duhet ta shfrytëzojmë mundësinë e parë për organizimin e zgjedhjeve’, thotë Mançevski.
Ai tha se data për caktimin e zgjedhjeve që vjen nga partia e tij nuk ka asgjë kundërshtuese me Komisionin për Sëmundje Infektive.
“Nëse për arsye të ndryshme nuk është e mundur mbajtja e zgjedhjeve do ta respektojmë këtë”, tha Mançevski./Telegrafi/