Kandidati për deputet i LSDM-së në njësinë zgjedhore numër 1, Damjan Mançevski, sot lidhur me ajrin e ndotur në Shkup deklaroi se “Plani për jetë në Maqedoni” parasheh gazifikim urgjent të Maqedonisë me prioritet qytetet e mëdha, si dhe subvencione për filtra për ndotësit e mëdhenj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Këto janë vetëm disa nga masat dhe politikat afatgjate në “Planin për jetë në Maqedoni”. Për fat të keq Shkupi dhe qytetet e tjera ndodhen në gjendje katastrofale me ajrin e ndotur. Për këtë arsye nevojiten masa urgjente, dhe jo vetëm rekomandime siç thotë Koce Trajanovski”, deklaroi Mançevski.
Ai gjithashtu paralajmëroi edhe kredi të volitshme për zëvendësim të linjave të vjetëruara teknologjike prodhuese me sisteme të reja./Telegrafi/