Site icon Telegrafi

Manastirit të Deçanit i bartet pronësia e 24 hektarëve tokë

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë ka konfirmuar se Manastiri i Deçanit ka regjistruar në emër të tij 24 hektarë tokë në Kadastrën qendrore të Kosovës, në Prishtinë.

Në njoftimin për media thuhet se në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojnë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët.

“Në bazë të ekstraktit kadastral mund të konfirmojmë që është zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2016 dhe Manastiri edhe në kadastër njihet si pronar i tokës së kontestuar më herët. Me këtë ne mundemi të konkludojmë se procesi i kahershëm ligjor që është zhvilluar rreth 24 hektarëve tokë të Manastirit të Deçanit më në fund është zgjidhur”, thuhet në njoftim.

Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit falënderon Dora Bakoyanis për kontributin në siç thonë të zgjidhjes me sukses të mosmarrëveshjes. /Telegrafi/

Exit mobile version