Telegrafi

Manaj do të luajë te Albacete

Rey Manaj (Foto: Getty Images)

Interi e ka shituar sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, te Albacete – bën të ditur Sky Sport Italia.

Sipas mediumit italian, 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll.

Ivan Perisic dhe Rey Manaj (Foto: Getty Images)

Mirëpo, Nerazzurrët e kanë përfshirë edhe klauzolën e riblerjes së futbollistit.

Lexo po ashtu Lajmet për REY MANAJ

Manaj është në pronësi të Interi që nga viti 2015, ndërsa ka luajtur si huazim te Pescara, Pisa dhe së fundmi te Granada (2017-2018).

Rey Manaj (Foto: Getty Images)

Ai tash do të kthehet sërish në futbollin spanjoll, ku në bazë të kontratës do të luajë një kohë të gjatë.

Manaj ka lindur në Lushnjë, ndërsa si fëmijë u vendos në Itali së bashku me prindërit e tij, ku edhe e nisi karrierën si futbollist.

Ai ka qenë pjesë e Akademisë së Piacenzas dhe Cremoneses, ndërsa edhe si i ri ishte provuar te Sampdoria dhe Interi në formë huazimi. /Telegrafi/