Interi e ka shituar sulmuesin shqiptar, Rey Manaj, te Albacete – bën të ditur Sky Sport Italia.
Sipas mediumit italian, 21-vjeçari ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin spanjoll.
Mirëpo, Nerazzurrët e kanë përfshirë edhe klauzolën e riblerjes së futbollistit.
Manaj është në pronësi të Interi që nga viti 2015, ndërsa ka luajtur si huazim te Pescara, Pisa dhe së fundmi te Granada (2017-2018).
Ai tash do të kthehet sërish në futbollin spanjoll, ku në bazë të kontratës do të luajë një kohë të gjatë.
Manaj ka lindur në Lushnjë, ndërsa si fëmijë u vendos në Itali së bashku me prindërit e tij, ku edhe e nisi karrierën si futbollist.
Ai ka qenë pjesë e Akademisë së Piacenzas dhe Cremoneses, ndërsa edhe si i ri ishte provuar te Sampdoria dhe Interi në formë huazimi. /Telegrafi/