Telegrafi

Manaj me skuadër të re

Interi duket se ia ka gjetur ekipin për sezonin e ardhshëm Rei Manajt.

Sulmuesi shqiptar me shumë mundësi do të kalojë në huazim te Pescara, ku do të marrë vendin e sulmuesit Lapadula, i transferuar te Milani.

Në orët e fundit Interi është futur fuqishëm në garë për yllin e Peskarës Xhanluka Kaprari, i cili vjen nga një sezon madhështor dhe ka oferta të shumta.

Sulmuesi 22-vjeçar, i aftë të luajë edhe si mesfushor ofensivë në krah, është shumë pranë transferimit 6tek Interi, që është gati ta lërë edhe një vit në huazim në Peskara, ndërsa ofron edhe lojtarë në shkëmbim.

Një prej tyre është Manaj, i cili ka oferta të shumta nga Seria B, por Interi kërkon t’i gjejë sistemim në elitë dhe Peskara do të ishte klubi ideal për të treguar vlerat e tij, pasi bëhet fjalë për një skuadër që mund t’i japë hapësirë, duke parë punën e shkëlqyer që bën me të rinjtë.

Nëse shkon te Peskara, Manaj mund të bashkohet me Ledian Memushajn, çka do t’ia lehtësonte ambientimin, por edhe Memushaj ka oferta të rëndësishme, duke nisur nga ajo e Bolonjës, që vazhdon të ngulmojë.