Site icon Telegrafi

Manaj së shpejti zyrtarizohet te skuadra e re

Rei Manaj pritet luajë edhe këtë vit në Serinë B dhe skuadra që po ngulmon më së shumti për të është Carpi.

Prej ditësh po lakohej se kishte diçka mes palëve, teksa tanimë është vetë menaxheri i sulmuesit lushnjar që konfirmon interesimin e Karpit dhe faktin se marrëveshja është shumë pranë.

“E konfirmoj interesin e Carpit dhe mund t’iu them se marrëveshja është afër”, ka thënë menaxheri i tij Alberto Fontana në “Gazzetta di Modena”.

Manaj e nisi sezonin vjetshëm si i huazuar te Pescara, aty ku ai shënoi dy gola, por në fund pjesës së parë të sezonit u huazuar te skuadra e Pisës në Serinë B.

Exit mobile version