Në një intervistë për “Inter Channel”, ndër të tjerat, sulmuesi i talentuar Rey Manaj, ka folur në lidhje me dy çështjet kryesore, zgjedhjen e Interit mbi Juventusin, si dhe në lidhje me Kombëtaren Kuqezi, debutimin me gol dhe dëshirën për të luajtur në Evropian.
Në preferencën e tij për zikaltërit mbi bardhezinjtë, Manaj e justifikon me faktin se ka qenë gjithmonë tifoz i Interit, ndërsa krenohet për debutimin me gol në Kombëtaren Kuqezi.
“Më ka kërkuar edhe Juventusi mirëpo e refuzova pasi kam qenë gjithmonë një tifoz i Interit”
“Kampionati evropian është padyshim një objektiv i madh për mua. Shpresoj të grumbullohem. Me fanellën kuqezi kam realizuar që në debutimin tim, vetëm 12 sekonda pasi u futa në fushë, diçka për të cilën krenohem”.
“Atë ditë, kur De Biasi më njoftoi se do të aktivizohesha, iu përgjigja se do të shënoja. Tashmë ëndërroj që të shënoj edhe në Francë. Ky kompeticion më thumbon, pasi Kombëtarja e Shqipërisë nuk kishte marrë pjesë kurrë më parë në një event kaq të madh”.
“ Tashmë jemi protagonistë në një grup të mirë. Pres me padurim që ta shijoj”, u shpreh Rey Manaj në lidhje me Kombëtaren Kuqezi, debutimin e ëndrrave dhe objektivin për në Evropian. /Telegrafi/