Telegrafi

Manaj në Gjermani, në një skuadër me futbollistin nga Kosova

Rey Manaj mund të largohet nga Interi pasi nuk ka dëshiruar të qëndroi edhe më tej në huazim te Pescara.

Pas problemeve me trajnerin Massimo Oddo, sulmuesi shqiptar kë kërkuar të largohet nga skuadra e rikthyer në Serie A.

Kësisoj Inter po mendon ta huazojë përsëri talentin e saj për të pasur sa më shumë hapësira.

Pasi fillimisht flitej për ekipin spanjoll Las Palmas, tani duket se e ardhmja e Manajt do të jetë në Bundesliga.

Është skuadra Ingolstadt që po kërkon me ngulm huazimin e shqiptarit gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ingolstadt është futur në bisedime me Interin dhe pritet të arrijë marrëveshje për huazimin e reprezentuesit shqiptar.

Në rast se Manaj do të kaloi në Bundesliga, atëherë te Ingolstadt do ta gjejë mbrojtësin kosovar Florent Hadergjonaj. /Telegrafi/

Florent Hadergjonaj pjesë e Ingolstadit në Bundesliga