Telegrafi

Manaj mungon me Bolognan

Rey Manaj dhe Stevan Jovetic do t’i mungojnë Interit për ndeshjen me Bolognan.

Sulmuesi shqiptar Rey Manaj ka probleme me qafën dhe pritet të mungojë në ndeshje kundër Bolognas që është mjaftë e rëndësishme për Interin.

Po ashtu edhe sulmuesi malazez Stevan Jovetic vazhdon të mbetet jashtë fushave shkaku i problemeve muskulore.

Mancini do të jetë i detyrua që të marrë një lojtar nga Primaverat për këtë ndeshje.

Interi është në ndjekje të vendit të tretë në Serie A që dërgon ën Ligën e Kampionëve. /Telegrafi /