Telegrafi

Manaj mund t’i bashkohet skuadrës së madhe italiane

Rey Manaj ka pushtuar mediat italiane pas paraqitjes spektakolare me skuadrën Primavera mbrëmjen e së shtunës, kur shënoi dy gola e një penallti në fund, duke ndihmuar Interin të kualifikohej or në gjysmëfinalet e kampionatit.

Tani kanë rinisur thashethemet e afatit kalimtar dhe lajmin më të bujshëm e përcjell siti “Il Messaggero”, që sot shkruan se presidenti zi kaltër Erik Tohir do të takohet me homologun lacial Klaudio Lotitto, për të biseduar për transferimin e mesfushorit Candreva tek Interi.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Transferimeve

Lotito kërkon 30 milionë euro për një ndër lojtarët e vet më të mirë, shifër tepër e madhe për Interin, që ende duhet të shesë lojtarë, për të qenë në rregull me bilancet.

Megjithatë, e përditshmja italiane raporton se Tohir është gati të ofrojë 24 milionë, plus kartonin e Rei Manajt.

Gjithsesi, edhe shifra 24 milionë duket tepër e lartë, pasi Interi vështirë se shpenzon kaq shumë për një lojtar, aq më shumë që në garë për Candrevën është edhe Atletico e Madridit dhe ankandi nuk i leverdis shumë klubit zikaltër. /Telegrafi/