Telegrafi

Manaj: Kam raporte të shkëlqyera me Gattuson

Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë, Rey Manaj, e ka cilësuar vetën si një njeri normal dhe punëtor, teksa ka shtuar se ka një raport të shkëlqyer me trajnerin e tij, Gennaro Gatusso.  

Pas barazimit 2:2 që Pisa arriti në fushën e Perugias në Serie B, futbollisti shqiptar, Rey Manaj, ka treguar emocionet dhe ka vlerësuar shokët e skuadrës.

Sipas sulmuesit të kombëtares shqiptare, ky barazim ishte një rezultat i mirë për skuadrën e tij, teksa ashtu janë edhe raportet me trajnerin e tij, legjendën e Milanit, Gennaro Gatusso.

Lexo po ashtu Genaro Gattuso dënon Ray Manajn

Manaj gjithashtu theksoi se është një njeri normal, dhe se shumë fjalë të folura për të janë të pavërteta.

“Ishte një rezultat i mirë, duke parë mënyrën se si shkoi ndeshja. Ndonjëherë na barazojnë të tjerët, ndërsa këtë herë barazuam ne”, ka thënë fillimisht Manaj.

“Gatusso? Është një person i shkëlqyer, pavarësisht se na bërtet gjithmonë. Kur bëjmë gabime është shumë kritik, por pastaj di ta kthejë situatën të qetë”.

Lexo po ashtu Federata dënon përsëri klubin e shqiptarëve dhe Gattusos, tani rrezikojnë rënien nga kategoria

“Karakteri? Unë jam një njeri normal, pavarësisht se të tjerët më paragjykojnë”.

“Janë thënë shumë të pavërteta për mua, por unë hesht dhe vazhdoj të punoj gjithmonë për t’u përmirësuar”, përfundoi sulmues kuqezi. /Panorama/Telegrafi/